Lajme
Misioni i ri i Ramës: T’i hapë rrugë Prishtinës jashtë, jo brenda
Demokracia
13:01 | 12 Maj 2025

Share:

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar me entuziazëm për disa takime ndërkombëtare, të cilat, sipas tij  po e vendosin kryeqytetin në “skenën ndërkombëtare” dhe po ndërtojnë “ura me qytete nga shtete që nuk e njohin Kosovën”.

Në një status të gjatë në Facebook, Rama njoftoi për takimet me kryetarët e qyteteve të Tangerit (Marok) dhe Nikozisë (Qipro), duke theksuar se këto takime përfaqësojnë një hap përpara në “diplomacinë urbane”. Madje, ai sugjeron se Prishtina po merr një rol udhëheqës në këtë formë të re të përfaqësimit ndërkombëtar.

Por, përtej gjuhës diplomatike dhe emoji-ve ndërkombëtare, shtrohet një pyetje thelbësore: A është ky realisht roli i një kryetari komune?

Dihet se qyteti i Prishtinës përballet me sfida të mëdha të brendshme, trafik të pakontrolluar, mungesë të infrastrukturës, lagje pa ndriçim publik, trotuare të pushtuara dhe mungesë të planifikimit urban, fokusi në “ura diplomatike” me shtete që as nuk e njohin Kosovën mund të tingëllojë si shmangie nga përgjegjësitë reale.

Zakonisht, ndërtimi i marrëdhënieve diplomatike është punë e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Kryetari i komunës ka mandate të qarta lokale, të menaxhojë qytetin dhe të përmirësojë jetën e përditshme të qytetarëve.

Nuk është hera e parë që Rama përpiqet të imponojë veten në një rol më të madh se ai që ka realisht. /Demokracia.com/

Të ngjashme