Lajme
Kelmendi: Edi Rama drejt mandatit të katërt – politikani më i suksesshëm shqiptar pas rënies së komunizmit
Demokracia
10:26 | 12 Maj 2025

Share:

Gazetari dhe autori i ‘Rubikon’ në Klan Kosova, Adriatik Kelmendi, ka reaguar pas publikimit të rezultateve të mbi 30% të votave në gjithë Shqipërinë, ku po del se Edi Rama është rrugës drejt mandatit të katërt.

Kelmendi tha se Partia Socialiste, e udhëhequr nga kryeministri Rama, bazuar në këto shifra, do t’i sigurojë 83 mandate.

Sipas tij, me këtë arritje, Rama bëhet politikani më i suksesshëm shqiptar, pas rënies së komunizmit.

“Edi Rama po ecën sigurt drejt mandatit të katërt, me plot 83 deputetë, sipas rezultatit nga numërimi i mbi 30% të votave në gjithë Shqipërinë.

Koalicioni rreth Sali Berishës është në trendin e rreth 50 deputetëve. 7 deputetë të tjerë pritet të ndahen në mes të 4 subjekteve të tjera politike.

Ky rezultat historik ia mundëson Edi Ramës mandatin e katërt rresht në krye të qeverisë së Shqipërisë.

Me këtë rezultat, Edi Rama bëhet politikani bindshëm më i suksesshëm shqiptar i të gjitha trojeve, pas rënies së komunizmit.”/Klankosova.tv

Të ngjashme