Lajme
Rasti “Mati”, sekuestrohen mbi 2 milionë euro pasuri shtesë
Demokracia
09:26 | 12 Maj 2025

Share:

Rasti “Mati” është duke u hetuar për veprën penale “Shpërlarja e Parasë”.

Prokuroria Speciale ka njoftuar se, në kuadër të hetimeve për rastin “Mati”, është sekuestruar pasuri në vlerë mbi 2 milionë euro.

Lajmi është bërë i ditur nga prokuroria përmes një komunikate për media.

“20 (njëzet) njësi banesore në sipërfaqe të tërësishme 1788.41 m², me vlerë të përafërt të tregut në lartësi 1,788,410.00 euro, 02 (dy) lokale afariste me sipërfaqe të tërësishme 167.54 m², me vlerë të përafërt të tregut në lartësi 335,080.00 euro”.

“17 (shtatëmbëdhjetë) vendparkingje (garazha) me sipërfaqe të tërësishme 241.96 m², me vlerë të përafërt të tregut 145,176,00 euro, 6 depo me sipërfaqe të tërësishme 28.87 m², me vlerë të përafërt të tregut 17,388.00 euro”, thuhet në komunikatë.

Nga prokuroria është sqaruar se kjo pasuri është identifikuar gjatë hetimeve, në bashkëveprim dhe mbikëqyrje të ngushtë me prokurorin e lëndës nga Prokuroria Speciale, në emër të të dyshuarit Sh.C.

Rasti po vazhdon të hetohet për veprën penale “Shpëlarja e Parasë”.

Të ngjashme