Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka nisur publikimin e rezultateve.
Katër kutitë e para janë numëruar në Korçë, shkruan Reporteri.net.
Në faqen e KQZ-së del se në këto katër kuti, kryeson Partia Socialiste e Edi Ramës.
PS-ja ka 538, kurse Partia Demokratike ka fituar 302 vota nga kutitë e numëruara.
Partia Mundësia ka 12 vota, kurse Shqipëria Bëhet 30 vota.
Ndonëse rezultatet e para kanë nisur të publikohen, nga asnjëra parti nuk ka festime në Tiranë, siç ndodhte zakonisht në zgjedhjet e kaluara.