Kjo pasi gjatë kësaj periudhe, u raportuan plot 11 raste të dhunës në familje.
Rasti i fundit është ai i një zyrtari policor, i cili u arrestua të shtunën.
Për të parandaluar të tilla raste, njohësit thonë se duhet të ndërmerren më shumë veprime.
“Ulja e prezencës së armëve në duart e qytetarëve padyshim që është njëra prej elementeve që duhet të punohet. Po ashtu edhe rishikimi i politikës ndëshkimore, për faktin se për fat jo të mirë, një numër i konsiderueshëm i kryerësve të këtyre veprave penale po rezulton që të jenë recidivist ose përsëritës të veprave, për çka natyrisht se nënkupton që shkalla apo lartësia paraprake e dënimit nuk e ka arritur mjaftueshëm efektin”, shprehet avokati Ardian Bajraktari.
Por cilët janë faktorët që, sipas psikologëve, ndikojnë në kryerjen e këtyre veprave?
“Faktorët që ndikojnë të kjo janë të shumtë, duke përfshirë këtu dhunën në familje, përdorimin e substancave, problemet në lidhje me shëndetin mendor, stresin, vështirësitë financiare, pasiguritë emocionale e shumë faktorë të tjerë që e bëjnë mjedisin të pasigurt e të dhunshëm. Gjithashtu mungesa e komunikimit brenda familjes një komunikimi të sinqertë, një komunikimi efektiv dhe adekuat është një nga faktorët që qon deri në rezultate të tilla”, shprehet psikologia, Adela Bajrami.
Gjatë këtyre 48 orëve të fundit, në shumicën e rasteve, dhuna është ushtruar nga bashkëshortët ose ish-bashkëshortët e viktimave./teve1.info