Kandidati për kryeministër nga radhët e PS-së, Edi Rama është parë i relaksuar dhe i buzëqeshur pak para mbylljes së vendvotimeve në Shqipëri.
Ai u pa duke iu drejtuar selisë qendrore të partisë së tij, transmeton Klankosova.tv.
Sakaq, rezultatet e Exit Poll-it të Klan Kosova dhe Albanian Post për zgjedhjet në Shqipëri janë duke u prezantuar aktualisht në Rubikon në Klan Kosova.
Sipas këtyre rezultateve, PS ka marrë 51.8%, ndërsa Partia Demokratike e Sali Berishës 38%./Klankosova.tv.