Lajme
Raportohet se disa motoçiklistë në Gjakovë shfaqën simbole nacionaliste, deklarohen nga Policia
Demokracia
17:50 | 11 Maj 2025

Share:

Policia ka pranuar një informatë se disa motoçiklistë kanë kaluar nëpër Gjakovë, duke shfaqur simbole nacionaliste me qëllim provokimi.

Megjithatë, policia ka bërë të ditur se informata nuk është arritur të  verifikohet dhe sipas tyre, nuk ka prova që e konfirmojnë ndodhinë e përshkruar.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj tha është duke u trajtuar me kujdes ky informacion dhe se do të ndërmarrim veprimet e nevojshme nëse konstatohet ndonjë shkelje.

“Kemi pranuar një informatë lidhur me disa motoçiklistë që pretendohet se kanë kaluar nëpër zonën e Gjakovës, duke shfaqur simbole nacionaliste me qëllim provokimi.  Megjithatë, në këtë fazë, informata nuk është arritur të  verifikohet dhe nuk ka prova që e konfirmojnë ndodhinë e përshkruar”, thuhet tutje në konfirmim./Indeksonline/

Të ngjashme
Lajme • 12 Maj 2025