Lajme
Emri i Fadil Vokrrit, sërish në listën e votuesve në Tiranë
Demokracia
16:09 | 11 Maj 2025

Share:

Emri i legjendës kosovare të futbollit, Fadil Vokrri vazhdon të figurojë në mesin e votuesve në Tiranë, edhe disa vjet pas vdekjes së tij.

Vokrri mbante edhe nënshtetësi të Shqipërisë, dhe gazetari Xhemajl Rexha ka gjetur emrin e tij te Qendra e Votimit, te Liceu Artistik, në Tiranë.

Ngjashëm, emri i tij figuronte edhe në zgjedhjet e 2021, duke shfaqur faktin se listat nuk janë përditësuar.

 

Të ngjashme