Lajme
Zelensky thotë se Ukraina është gati për bisedime me Rusinë mbi armëpushim
Demokracia
12:54 | 11 Maj 2025

Share:

“E gjithë bota e ka pritur këtë për një kohë shumë të gjatë. Dhe hapi i parë në përfundimin e vërtetë të çdo lufte është një armëpushim”, ka vijuar ai.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se Kievi është gati të takohet me Rusinë për bisedime armëpushimi.

Pa iu përgjigjur drejtpërdrejt ftesës së Presidentit rus Vladimir Putin për bisedime në Stamboll, ai ka thënë se “është një shenjë pozitive që rusët më në fund kanë filluar të marrin në konsideratë përfundimin e luftës”.

“E gjithë bota e ka pritur këtë për një kohë shumë të gjatë. Dhe hapi i parë në përfundimin e vërtetë të çdo lufte është një armëpushim”, ka vijuar ai.

“Nuk ka kuptim të vazhdojmë vrasjet as edhe për një ditë të vetme. Ne presim që Rusia të konfirmojë një armëpushim – të plotë, të qëndrueshëm dhe të besueshëm – duke filluar nga nesër, më 12 maj, dhe Ukraina është gati të takohet”.

Të ngjashme