Lajme
Zyrtare: Berisha paguan dy herë për të marrë vizë amerikane por ende se merr dot
Demokracia
16:33 | 10 Maj 2025

Share:

Ndryshe nga sa pretendon Sali Berisha, ai ka kërkuar jo një, por plot dy herë të pajiset me vizë e të udhëtoje drejt Shteteve te Bashkuara, ku është i shpallur non grata, por kërkesat e tij janë injoruar nga Departamenti i Shtetit të SHBA.

Ndonëse Berisha deklaroi gjatë një konference për shtyp, se që kur kishte lënë detyrën në vitin 2013, kurrë nuk kishte kërkuar vizë për në SHBA, faktet thonë tjetër gjë.

Sipas dokumenteve të depozituara në FARA, kompania e lobimit Continental, e cila ka lidhur kontratën 6 milionë dollarëshe me Partine Demokratike, ka bërë dy kërkesa në emër të Sali Berishes.

E para në datën 28 Mars, e firmosur nga përfaqësues të disa shoqatave shqiptaro-amerikane, mes të cilëve edhe Nuredin Seci që është garantuesi i 6 milionë dollarëve për kontratën e lobimit, ku i kërkohet sekretarit të shtetit Marco Rubio të pajisë me një vizë njëkalimshme afatshkurtër Sali Berishën.

Por, kur pas më shumë se një muaji që kjo kërkesë për të pajisur Sali Berishën me vize është injoruar nga Departamenti Amerikan i Shteti, Continental PLLC, studio ligjore e lidhur me Continental Strategy, që sipas kontratës 6 milionë dollarëshe ka nënshkruar një marrëveshje tjetër financiare me Partinë Demokratike, ka dërguar një letër të dytë, vetëm pak ditë më parë, në datën 1 Maj.

Në të bëhet sërish thirrje që sekretari i shtetit Marco Rubio të heqë sanksionet ndaj Sali Berishës.

Por pavarësisht se Berisha ka bërë dy herë lutje për të udhëtuar drejt Amerikës, lutjet e tij janë refuzuar, dhe kreu i PD-së mbetet ende i shpallur “non grata” nga administrata amerikane.

Dokumenta bashkëngjitur

Të ngjashme