Lajme
Policia jep detaje për rastin tragjik te ‘Rruga B’ në Prishtinë
Demokracia
10:38 | 10 Maj 2025

Share:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në “Rrugën B” në Prishtinë, ku një burrë 34-vjeçar ka vdekur, ndërsa një grua 30-vjeçare ka mbetur e plagosur si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga një mjet i mprehtë, dyshohet thikë.

Policia e Kosovës sot në raportin 24-orësh thotë se vdekja e tij është konstatuar në vendin e ngjarjes.

“HETIM MBI VDEKJEN- Rr. B, Prishtinë 09.05.2025, 15:08. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, dyshohet se fillimisht ka ther me thikë bashkëshorten e tij dhe më pas ka goditur veten. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit policore si dhe njësia e Emergjencës ku kanë konstatuar vdekjen e tij”.

“Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.”, thuhet në njoftim. /Reporteri.net/.

Të ngjashme