Lajme
Në Prishtinë dje pati edhe të shtëna me armë zjarri
Demokracia
08:49 | 10 Maj 2025

Share:

Të premten nuk pati qetësi në kryeqytet.

Prishtina u trondit nga një rast në rrugën B, ku një grua u ther me thikë në dorë nga burri i saj e ky i fundit u gjet i vdekur në banesën e tij.

Në të njëjtën rrugë, ndodhi edhe një aksident zinxhiror ku u lëndua katër persona.

Dje po ashtu edhe një 15 vjeçar u ther me thikë në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Në Prishtinë, dje pati edhe të shtëna me armë zjarri.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Astrit Rrushi”.

Nga rasti në fjalë nuk raportohet për ndonjë të lënduar, teksa policia është aktivizuar për ta kapur të dyshuarin, i cili është identifikuar nga organet e rendit.

Kështu deklaroi për Klankosova.tv, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

“Rreth orës 15:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në rrugë ‘Astrit Rrushi’ në Prishtinë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nuk raportohet për persona të lënduar. “Hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti dhe po punojnë për arrestimin e personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar”, tha Ahmeti për Klankosova.tv.

Të ngjashme