Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Hykmete Bajrami ka deklaruar se Lidhja Demokratike e Kosovës i ka qëndrimet e njëjta sa i përket zgjedhjes së kryeparlamentarit.
Ajo shpreson se LVV të ketë reflektim.
“LDK-ja i ka qëndrimet e qarta, tani më dihet ne po shpresojmë dhe po bëjmë thirrje që LVV të reflektoj, ata nuk mund të përsërisin veprimin e njëjtë dhe të presin rezultat ndryshe, ne nuk jemi pro ndryshimit të mënyrës së votimit sepse tani jemi më në proces dhe gjithashtu nuk kemi vota për zonjën Haxhiu”, tha Bajrami për rtv21.