Lajme
Çitaku për Haxhiun: Të lejosh të shpërdorohet emri deri në këtë pikë, sinqerisht është e dhimbshme
Demokracia
08:15 | 09 Maj 2025

Share:

Sekretarja  e Përgjithshme e PDK-së Vlora Çitaku ka thënë se Haxhiu do të duhej të tërhiqej nga përpjekja e më tejme për tu bërë kryeparlamentare, meqë në të gjitha përpjekjet deri tash ka dështuar të marrë votat e nevojshme.

“Personalisht unë e kam pasur një rast të ngjashëm. Pasi ishte formuar qeveria Kurti I, unë përmes Facebook isha njoftuar se Ministri i Punëve të Jashtme në atë kohë Glauk Konjufca i kishte dërguar letër Presidentit Hashim Thaçi që të më shkarkoj, e të nënshkruaj dekretin e kthimit tim nga Amerika. Ndonëse Thaçi kishte kërkuar nga unë që të vazhdoj të ri në pozitën e ambasadores unë kam refuzuar, kam thënë po kthehem. Edhe zonja Haxhiu duhet të veproj njësoj, ne duhet të kemi integritet e dinjitet se nuk kemi me qenë në politikë gjithë jetën. Unë ndjejë keqardhje për Haxhiun. Të lejosh të shpërdorohet emri dhe integritet personal deri në këtë pikë është sinqerisht e dhimbshme. Unë për vete nuk do ta lejoja për asnjë çmim”, tha ajo. /Klankosova

Të ngjashme