Sport
Yamal zbulon çfarë ha para çdo ndeshjeje të rëndësishme, ushqimi është gjithmonë saktësisht i njëjtë
Demokracia
08:05 | 09 Maj 2025

Share:

Lamine Yamal, edhe pse ende nuk ka mbushur moshën madhore, është tashmë një nga futbollistët më të spikatur në botë, falë paraqitjeve të tij të jashtëzakonshme me Barcelonën dhe Kombëtaren e Spanjës.

Me rritjen e famës së tij, detaje nga jeta e tij personale po bëhen gjithnjë e më të njohura për publikun. Sot, gazeta prestigjioze spanjolle Marca zbuloi vaktin e preferuar të Yamalit — një ushqim që ai konsumon para çdo ndeshjeje të rëndësishme.

Sipas Marca, pjatë e preferuar e Yamalit është pula me oriz dhe salcë kikiriku, një recetë tradicionale nga Guinea Ekuatoriale, e përgatitur nga nëna e tij, Sheila Ebana.

Ky vakt jo vetëm që i kënaq dhe shijon, por i jep edhe energjinë e nevojshme për përballjet e mëdha.

Ekspertët shpjegojnë se salca e bërë nga kikirikët është një burim i shkëlqyer i yndyrnave të shëndetshme, proteinave bimore, fibrave, vitaminave B, si dhe mineraleve si magnezi, fosfori dhe kaliumi.

Nutricionistja May Moron thekson: “Kikirikët janë të pasur me antioksidantë dhe ofrojnë një kombinim të balancuar të ushqyesve që ndihmojnë në ruajtjen e masës muskulore dhe forcës fizike”.

Sipas saj, mënyra më e mirë për t’i konsumuar kikirikët është të pjekur pa kripë dhe me lëvozhgë, pasi lëvozhga përmban sasi të larta fibrash dhe antioksidantësh.

Lamine Yamal, vetëm 17 vjeç, ka arritur tashmë të lërë gjurmë në arenën ndërkombëtare. Megjithatë, këtë javë ai përjetoi një moment të hidhur, pasi Barcelona u eliminua nga Liga e Kampionëve pas një gjysmëfinale epike kundër Interit në stadiumin “Giuseppe Meazza”.

Të ngjashme