Lajme
Reçica e Rama akuzojë njëri-tjetrin për gjendjen në KRM `Pastrimi`
Demokracia
07:58 | 09 Maj 2025

Share:

Kompania “Pastrimi” dhe Komuna e Prishtinës akuzojë njëra-tjetrën për gjendjen në këtë kompani. kryeshefi i ndërmarrjes, Petrit Reçica, adreson akuza ndaj komunës se i ka borxh ndërmarrjes 2.7 milionë euro. Derisa nga komuna thonë se nuk kanë asnjë borxh.

Situata në KRM “Pastrimi” është duke u rënduar, sipas kryeshefit të kompanisë Petrit Reçica. Për gjendjen në ndërmarrjen që e udhëheq, ai akuzon Komunën e Prishtinës.

Nga Komuna e Prishtinës thonë se nuk kanë kurrfarë obligimi dhe asnjë pagesë të hapur ndaj “Pastrimit”

“Ndërmarrja Pastrimi që nga janari 2025, nuk ka kontratë me Komunën e Prishtinës për shërbimin që e ofron, sepse ata thirren në plotësim-ndryshimin e rregullores të miratuar në asamble ku e drejta e inkasimit sipas këtij plotësim-ndryshimi i bartet ndërmarrjes ‘Pastrimi’ dhe me këtë justifikim ata,  përkundër faktit që ne e kemi dërguar një draft- kontratë në dhjetor të vitit 2024, ndërmarrja ‘Pastrimi’ ka refuzuar ta nënshkruaj të njëjtën kontratë, ne e kemi ripërsëritur edhe një herë në shkurt të vitit 2025, ndërmarrja Pastrimi prapë ka refuzuar ta nënshkruaj”, tha Bekim Brestovci, drejtor i Shërbimeve Publike në Prishtinë.

Për mosbashkëpunim, komuna dhe “Pastrimi” adresojnë akuza ndaj njëra-tjetrën.

Të hënën, kryetari Rama tha se keqmenaxhimi i kompanisë “Pastrimi” rrezikon pagat e punëtorëve dhe mirëqenien e qytetarëve.  Por drejtori Reçica tha se një pjesë të pagave i kanë procesuar, ndërsa pjesën tjetër do ta kryejnë brenda dy-tre ditëve.

Të ngjashme