ShowBiz
The Guardian: Dua Lipa, më e mira në intervistat letrare
Demokracia
15:12 | 08 Maj 2025

Share:

Dua Lipa, këngëtarja me famë botërore nga Kosova, po tërheq sërish vëmendjen, por këtë herë jo me muzikën e saj, por me pasionin e saj të madh për librat.

Klubi i librave online i Dua Lipës është bërë një fenomen i vërtetë. Pas suksesit të tij, intervistat e saj me autorë të njohur, përfshirë fitues të çmimit Pulitzer, po tërheqin gjithnjë e më shumë fansa të rinj.

‘Klubi i Librave i Dua Lipës’ po rritet me shpejtësi dhe po merr gjithnjë e më shumë vëmendje, ndërsa intervistat me shkrimtarë të njohur po sjellin një audiencë të re dhe entuziaste.

Këtë fenomen e ka trajtuar së fundmi edhe media prestigjioze, The Guardian, e cila ka nxjerrë në pah një video të postuar në YouTube që ka mbledhur mbi një milion shikime për vetëm disa javë.

Ajo që e bën Dua Lipën një intervistuese të shkëlqyer është se ajo lexon ashtu siç dëshirojnë vetë autorët: me pasion, përkushtim dhe ndjenjë, duke krijuar një lidhje të fortë me librat dhe lexuesit.

Të ngjashme
ShowBiz • 08 Maj 2025