Lajme
Bajrami e shkollon ‘ekspertin’ e kushtetutës Hekuran Muratin: ia citon Nenet ku i ndalohet të jetë edhe ministër edhe deputet
Demokracia
13:07 | 08 Maj 2025

Share:

“Fyerje të inteligjencës dhe humbje kohe”, e ka quajtur Hykmete Bajrami, Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, argumentimet e kohëve të fundit si ‘eskpert’ kushtetues, deputetin e Vetëvendosjes, Hekuran Muratin.

Bajramia ia lexoi dy nene të Kushtetutës së Kosovës ku shprehimisht ndalohet bartja e dy pushteteve: atë të një anëtari të qeverisë dhe atë të deputetit: dy pushtete të cilat antikushtetueshëm po i ushtron vetë Murati.

Postimi i Bajramit:

Deputetit Murati, që sot flet për përgjegjësi kushtetuese, i duhet ende kohë për të kuptuar bazat e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë që rregullojnë punën e Kuvendit.

Deputeti Murati, që shkel Kushtetutën duke mbajtur post ministri, në kundërshtim me parimin e ndarjes së pushteteve, neni 72 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës👇, duhet ta dijë se deputeti nuk i nënshtrohet asnjë mandat detyrues kur voton apo jo. Kështu e thotë Kushtetuta, neni 70, pika 1 👇.

Këtë reagim e bëj për qytetarët e Republikës sepse është fyerje e inteligjencës e humbje kohe të diskutosh e debatosh për kushtetutshmëri me ata që kanë shkelur Kushtetutën me numra dyshifror, me ata që janë duke shkelur Kushtetutën teksa flasin e shkruajnë statusa duke mbajtur pozita ekzekutive e legjislative në të njëjtën kohë, me ata që shkelin Kushtetutën duke ua mohuar të drejtat mbi 90 mijë shërbyesve civilë.

Të ngjashme