Lajme
Bllokimi i Kuvendit po rrezikon pagat në Komunën e Zubin Potokut – flet Kryetari
Demokracia
11:01 | 08 Maj 2025

Share:

Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës po shkakton telashe serioze edhe në nivel lokal.

Për tri komunat, Zubin Potok, Prishtinë dhe Gjilan, ky ngër politik po rrezikon funksionimin normal të tyre.

Për pasojat konkrete në Komunën e Zubin Potokut ka folur kryetari Izmir Zeqiri, në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM.

Ai theksoi se situata është tejet shqetësuese, sa rrezikohen edhe pagat për shërbyesit komunalë.

“Neve, tri komuna të Republikës së Kosovës, jemi me probleme të njëjta. Por po flas specifikisht për komunën time , kjo na ka shkaktuar telashe të mëdha sepse nuk kemi mundur të ecim përpara me projektet kapitale. Dyshojmë se mund të rrezikohen edhe pagat e personelit dhe shërbyesve komunalë, sepse Kuvendi nuk është ulur që nga nëntori i vitit të kaluar, dhe kjo na sjell probleme serioze, tha Zeqiri”, transmeton Klankosova.tv.

Të ngjashme