Lajme
Policia kontrollon lokalin dhe shtëpinë e një burri në Prishtinë- gjenden narkotikë, ak-47 e aparate për lojëra fati
Demokracia
10:05 | 08 Maj 2025

Share:

Një person i dyshimtë është arrestuar dje në Prishtinë, për shkak se gjatë kontrollit në lokalin dhe shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 1.9 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Po ashtu gjatë kontrollit është sekuestruar edhe një armë e llojit AK-47 me një fishek, pajisje që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike.

Gjithashtu në këtë rast janë sekuestruar edhe dy aparate për lojëra të fatit dhe 1 mijë e 480 euro para të gatshme.

I dyshuari pas inicimit të rastit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajte./Lajmi.net/

Të ngjashme