Lajme
Drenas, përkujtohen dëshmorët Sinan, Agron dhe Nuhi Berisha
Demokracia
09:26 | 08 Maj 2025

Share:

Në përvjetorin e rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Sinan I. Berisha, Agron Sh. Berisha dhe Nuhi Rr. Berisha, nënkryetari i Komunës së Drenasit, Arben Shala, së bashku me bashkëpunëtorë komunalë dhe familjarë të dëshmorëve, bënë homazhe pranë memorialit në Marinë, duke vendosur buqeta me lule të freskëta në nderim të sakrificës së tyre.

Ndër të tjera, nënkryetari Shala theksoi se dëshmorët janë gurthemel i lirisë sonë.

“Dëshmorët janë gurthemel i lirisë sonë dhe shembull i përhershëm i guximit, përkushtimit dhe dashurisë ndaj atdheut. Lavdi jetës dhe veprës së tyre! Lavdi të gjithë dëshmorëve”, tha ai.

   

Të ngjashme