Lajme
Dyshime për shpërndarje të testit me shkrim në konkursin e Spitalit të Gjilanit
Demokracia
21:47 | 07 Maj 2025

Share:

Në konkursin e Spitalit të Gjilanit po dyshohet se testi me shkrim është fotografuar dhe shpërndarë para se t’i nënshtrohen kandidatët.

Një nga kandidatët në konkursin e Spitalit të Gjilanit për infermierë, teknik dhe laborant, i ka dërguar Gazetës Shneta disa fotografi të testit me shkrim i cili është mbajtur 22 prill 2025.

Kandidati i cili i ka dërguar fotografitë po pretendon se janë origjinale dhe se janë shpërndarë tek disa persona që kanë aplikuar në këtë konkurs.

Sipas tij fotografitë janë bërë para se të mbahet testi dhe gjithashtu pretendon për manipulime për punësimin e kandidatëve të caktuar.

Në këtë konkurs pritet të pranohen në punë: laborant bachellor x1, Laborant me shkollë të mesme x1; Infermier bachellor x6; Infermier me shkollë të mesme x4; Teknik të anestezionit x2; Teknik të farmacisë me shkollë të mesme x2.

Rezultatet nga ky test janë publikuar më datën 30 prill. Sipas rezultateve, katër kandidatë e kanë kaluar testin në konkursin për Laborant Mjekësor me bachellor, ndërsa vetëm dy në pozitën për Laborant Mjekësor me shkollë të mesme.

Për pozitën Infermier Bachellor testin e kanë kaluar 26 kandidatë, ndërsa Infermier me shkollë të mesme 10 kandidatë.

Dy teknik të anestezionit me bachellor kanë arritur pikët e nevojshme për të kaluar testin me shkrim dhe katër tekni ktë farmacisë me shkollë të mesme.

Gazeta ka kërkuar sqarime nga SHSKUK dhe jemi në pritje të përgjigjeve.

Të ngjashme