Sipas tij, forcat ajrore bënë mbrojtjen e tyre – një referencë për pretendimin e Pakistanit mbi rrëzimin e avionëve indianë, të cilin Delhi nuk e ka konfirmuar.
Mbrëmë, India bëri një gabim, duke nisur sulme ndaj Pakistanit.
Kështu e ka nisur fjalën e tij Kryeministri pakistanez, Shehbaz Sharif, teksa ka thënë se “duhet të hakmerren”.
Ai ka thënë se ndoshta India ka menduar se Pakistani do të tërhiqej, por India “ka harruar se ky është një komb që di të luftojë për vendin e vet”.
Sipas tij, forcat ajrore bënë mbrojtjen e tyre – një referencë për pretendimin e Pakistanit mbi rrëzimin e avionëve indianë, të cilin Delhi nuk e ka konfirmuar.
Për këtë, ai ka thënë se është një “përgjigje nga ana jonë ndaj tyre”.
“Populli im pakistanez, për sigurinë tuaj, ushtrisë dhe popullit tonë, ne do të jemi gjithmonë të bashkuar. Patjetër që do të qëndrojmë kundër tyre dhe do të fitojmë”, ka thënë ai.
Sipas tij, për sigurinë e vendit, i duhet guximi i popullit pakistanez dhe “meqenëse të gjithë po luftojmë për të vërtetën, shpresojmë që Zoti të jetë gjithmonë me ne”.
Sharif vazhdon, duke thënë se sulmi vdekjeprurës që ndodhi në Pahalgam muajin e kaluar “nuk kishte lidhje” me Pakistanin – dhe se vendi u “akuzua për arsye të gabuara”.
Sharif i përshkruan sulmet e Indisë si “frikacake” dhe thotë se Pakistani tregoi mbrëmë se mund të kundërsulmojë.
Ai po ashtu ka thënë se brenda një ore pati “një luftë të vazhdueshme” në kufirin de facto midis Indisë dhe Pakistanit – ku ushtria luftoi, duke treguar trimërinë e saj.
Sulmet e Indisë vranë 26 persona dhe lanë 46 të tjerë të plagosur, përfshirë gra dhe fëmijë, ka thënë mes të tjerash kryeministri i Pakistanit.
Ai ka thënë se një djalë shtatëvjeçar ishte në shtëpi me nënën dhe vëllain e tij kur u vra.
“Mbajini duart në zemër. Premtoj se do të hakmerremi për çdo pikë gjaku të këtyre viktimave”.