Policia e Kosovës në kryeqytet kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në pamje të mëposhtme.
I dyshuari kërkohet për përfshirje në veprën “ngacmim seksual”.
Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, luten qytetarët të kontaktojnë policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected].