Sport
Zbulohet ëndrra e Liverpoolit për afatin kalimtar – por çmimi mbetet shumë i lartë
Demokracia
18:32 | 07 Maj 2025

Share:

Sipas gazetarit ekspert për transferime, Fabrizio Romano, ylli i Newcastle, Alexander Isak, mbetet një sulmues ‘ëndrrash’ për Liverpoolin përpara afatit kalimtar të verës. 

Megjithatë, meqenëse “Të Kuqtë” duhet ta forcojnë skuadrën e tyre në disa fusha, shpenzimi i 140 milionë eurove ose më shumë për një lojtar mund të mos jetë i realizueshëm. 

“Është ende herët për këtë. Ëndrra është Isak, por shumë, shumë e vështirë dhe do të shihet më vonë këtë verë, gjithashtu bazuar në buxhet”, deklaroi Romano për GiveMeSport. 

Me 23 gola, Isak është golashënuesi i dytë më i mirë në Ligën Premier këtë sezon. Vetëm  

Mohamed Salah është përpara tij me 28 gola dhe dyshja do të krijonin një dyshe të frikshme.  

Duket se Darëin Nunez do të largohet dhe nga parat që do të vijnë nga shitja e tij, do të investohen në një sulmues tjetër. 

Të ngjashme