Lajme
Pakistani zotohet të përgjigjet ndaj sulmit të Indisë
Demokracia
23:30 | 06 Maj 2025

Share:

Një zëdhënës i ushtrisë pakistaneze tha se Pakistani do t’i përgjigjes sulmit të Indisë

” Pakistani do t’i përgjigjet këtij [sulmi] në kohën dhe vendin që do të zgjedhë vetë”, tha ai.

“Të gjithë avionët tanë të forcave ajrore janë në ajër. Ky është një sulm i turpshëm dhe frikacak që u krye nga brenda hapësirës ajrore të Indisë”, shton zëdhënësi.

Ndryshe, Reuters më parë raportoi se forcat indiane kanë sulmuar Pakistanin me raketa në tre lokacione.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, ka gjithashtu raportime për granatime intensive dhe shpërthime të forta në zonat kufitare të shtetit të Kashmirit të administruar nga Pakistani.

Të ngjashme