Kardinalët kanë përfunduar takimet e tyre para-konklavit në Vatikan, duke u përpjekur të identifikojnë një papë të ri të mundshëm që do të pasojë Papa Françeskun, i cili vdiq më 21 prill në moshën 88 vjeç.
133 kardinalët zgjedhës do të fillojnë procesin e zgjedhjes së Papës së ri kur të fillojë konklavi në Kapelën Sistine dhe të mërkurën pasdite ata do të hedhin votën e tyre të parë.
“Na duhet një supermen!”, tha Kardinali Ëilliam Seng Chye Goh, kryepeshkopi 67-vjeçar i Singaporit.
Nga 133 kardinalët që do të votojnë, Papa Françesku emëroi 108 prej tyre, por ekziston një element pasigurie në lidhje me zgjedhjen, pasi shumë prej tyre nuk njiheshin me njëri-tjetrin deri javën e kaluar.
Kjo do të thotë se ata nuk kanë pasur shumë kohë për të përcaktuar se kush prej tyre është më i përshtatshmi për të udhëhequr kishën me 1.4 miliardë anëtarë.