Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve dhe mediave gjatë një shëtitjeje në Manhattan të shtunën, duke dëshmuar edhe njëherë se është ikonë e vërtetë e modës.
E veshur me një fund transparent në ngjyrë nude, të kombinuar me një bodysuit të ngushtë që i theksonte linjat trupore, 29-vjeçarja nga Kosova tregoi guxim dhe vetëbesim në stilin e saj.
Për të kompletuar dukjen, ajo zgjodhi një pallto të gjatë ngjyrë gri të errët, një çantë supi të kuqe nga brendi luksoz Alaïa dhe taka elegante me rripa prapa, shkruan DailyMail.
Ajo që e bën këtë paraqitje edhe më të veçantë është mënyra sesi Dua Lipa balancoi provokimin me elegancën, duke lënë të kuptohet se ajo është gjithmonë një hap para kur vjen puna te tendencat më të fundit të modës.
Me flokët e kapura prapa, syze dielli dhe qëndrimin e saj plot klas, Dua dëshmoi se rrugët e Nju Jorkut mund të jenë po aq magjike sa një pistë mode.