Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, është takuar me Kryetarin e BDI’së, Ali Ahmetin, të cilin e ka cilësuar si një nga figurat më të rëndësishme politike të shqiptarëve në rajon.
Diskutimin me të e ka quajtur si vëllazëror dhe tejet i frytshëm.
“Si gjithmonë, kënaqësi të pres edhe sot në takim liderin e BDI-së dhe një nga figurat më të rëndësishme politike të shqiptarëve në rajon, Ali Ahmetin. Diskutim vëllazëror e tejet i frytshëm. Folëm për sfidat dhe përpjekjet e vazhdueshme për të avancuar të drejtat dhe pozicionin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. PDK mbetet e përkushtuar për të forcuar lidhjet ndërshqiptare dhe për të mbështetur fuqizimin politik dhe institucional të shqiptarëve kudo që janë – jo vetëm në funksion të interesit kombëtar, por edhe si kontribuues të stabilitetit dhe integrimit euroatlantik në Ballkan”, ka shkruar Ahmetin.