Lajme
“Rrethanë e re”; “qëndrimin e jap në kryesi”: Cili është disponimi i udhëheqësve të LDK-së për ofertën e Kurtit?
Demokracia
12:24 | 06 Maj 2025

Share:

Kanë kaluar 24 orë nga letra e kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, për kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, por ky i fundit ende nuk i është përgjigjur. Derisa në dy letrat e më hershme përgjigjja e LDK-së ishe shumë më e shpejt, kësaj radhe LDK-së po i duhet më shumë kohë.

Gjatë kësaj kohe, zyrtarët e lartë të LDK-së kanë dhënë qëndrimet e tyre, të cilat nuk kanë qenë shumë të qarta.

Ata nuk janë shprehur refuzues ndaj letrës së kreut të VV-së, por kanë thënë se përdigjen e duhur do ta jep i pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Gjatë një intervistë në “Rubikon”, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se letra është rrethanë e reja politike.

Megjithatë, ai nuk i ka sqaruar sa duhet këto rrethana.

“LDK-ja ka filluar konsultimet. Për koalicion vendos vetëm Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së. Nuk ka ndryshim në qëndrim. Abdixhiku si kryetar i LDK-së e ka mandatin e plotë të përfaqësimi të LDK-së dhe çdo lloj formati të përfaqësojë LDK-në për qëllime politike, me kohë do të përgjigjet”, ka thënë ai, duke shtuar se LDK-ja do të përgjigjet së shpejti.

“Sonte LDK duhet me qenë e gatshme të reagojë mençur si çdo herë, ne as nuk ngutemi e as nuk vonohemi. E kemi trajtuar me seriozitet, as nuk vonohemi, ju siguroj që sonte LDK-ja nuk vonohet”, u shpreh tutje Haziri.

Kurse, nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri, ka ironizuar me letrën e Kurtit.

Ai ka folur me fjalët e Kurtit, kur thoshte se koalicioni me LDK nuk zgjatë as 5 orë.

“Po më duket që është normale në thonjëza normale, ndërsa sa i përket koalicionet e LDK- Vetëvendosje më përpara ka zgjatë 51 ditë ndërsa ky tjetri nuk zgjatë as pesë orë nuk mujnë me mbajtë, unë për veti nuk po i besoj e për këta të tjerët nuk e di”, ka thënë ai sot në Kanal10.

Kurse, deputeti i LDK-së, Anton Quni, ka lënë të kuptohet se i jep përkrahje koalicionit LDK-VV.

Ai ka thënë se ka disponim, por që qëndrimin e jep në kryesi.

“Për çështje teknike duhet të pyetet zyrtari për informim. Qëndrimin do ta paraqes brenda kryesisë. Nuk mund ta bëj publik para se ta diskutojmë me kolegët. Sigurisht që kam një disponim, por do ta shpalos aty”, ka thënë Quni derisa ka hyrë në mbledhje të Kryesisë së LDK-së.

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, dje i ka dërguar një letër kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Në këtë letër, Kurti shpreh gatishmërinë për një marrëveshje politike ndërmjet dy partive, me synim konstituimin e kuvendit dhe avancimin e legjislaturës së re.

Të ngjashme