Lifestyle
Kushdo që e këput këtë tulipan në Turqi mund të paguajë një gjobë prej rreth 1,800 eurosh!
Demokracia
19:49 | 05 Maj 2025

Share:

Në një park kombëtar në në rrethin Manisa të Turqisë, ku ndodhen mbi 100 lloje bimësh, ka filluar të çelë edhe një specie e rrallë dhe e mbrojtur e quajtur ‘Tulipani i Manisës’ (tulipa orphanidea).

Dhe me ngrohjen e motit, pamjet mahnitëse kanë tërhequr shumë vizitorë që fotografojnë lulen e veçantë.

Për të mbrojtur këtë specie të kërcënuar, Drejtoria Rajonale e Zonave të Mbrojtura ka rritur masat.

Përveç dënimeve për këputjen e luleve, tani ndëshkohen edhe ata që dëmtojnë rrënjët e saj.

Në këtë drejtim, gjoba për shkatërrimin e biodiversitetit këtë vit është rritur në 80,460 lira turke (rreth 1,800 euro).

Rajoni monitorohet me kamera të fshehta, ndërsa rojet e pyjeve u bëjnë thirrje vizitorëve për kujdes dhe ndërgjegjësim ndaj natyrës.

Të ngjashme