Lajme
Abdixhiku shkurt para gazetarëve për letrën e Kurtit: Qëndrimet e LDK-së ju i dini tashmë
Demokracia
15:48 | 05 Maj 2025

Share:

“Qëndrimet e LDK-së ju i dini”, tha shkurt para gazetarëve, Lumir Abdixhiku duke dalë nga zyret e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kjo pyetur sërish për letrënd (ftesën) për koalicion që i dërgoi Kryetari i Vetëvedosjes, Albin Kurti, mëngjesin e së hënës.

“Pritni, kini durim, do të jemi transparent si çdo herë. Qëndrimet e LDK-së ju tashmë i dini”, tha Abdixhiku.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka dërguar një letër, kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, në të cilën thuhej se janë të interesuar për koalicion qeverisës.

Kurti në këtë letër e pranon se 61 vota përveç formimit të qeverisë, duhet t’i ketë edhe për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

“Si kryetar i LVV-së dhe kryeministër në detyrë i Republikës së Kosovës, jam i interesuar dhe i vullnetshëm për marrëveshje politike me LDK-në. Ne sigurisht që kemi dallime në bindje politike e në politikat qeverisëse, por koalicionet bëhen pikërisht ndërmjet atyre që kanë dallime, duke vendosur të drejtat dhe nevojat e shtetit dhe të qytetarëve si prioritet”, thuhet në letrën e Kurtit.

Sot, për herën e 11-të ka dështuar të konstituohet Kuvendi i Kosovës.

Të ngjashme
Lajme • 05 Maj 2025