Zjarri ka kapluar një deponi mbeturinash në Zubin Potok.
Këtë e konfirmoi shefi i operacioneve policore në Veri, Petrit Fejza.
Në përgjigjen e tij, Fejza tha se njësitet policore,zjarrfikësit dhe organet komunale janë duke e shikuar mundësin e ndalimit të zjarrit.
Tutje, ai shton se sipas njësisë së zjarrfikësve e njëjta ka ndodhë edhe para disa viteve, pra që zjarri në këtë deponi ndizet vetvetiu.
“Po është e saktë,në vend të ngjarjes kanë dal njësitet policore, zjarrfikësit dhe organet komunale të cilat janë duke e shikuar mundësin e ndalimit të zjarrit. Zjarri është nën mbeturina,ndërsa jashtë shpërndahet tymi dhe sipas njësisë së zjarrfikësve e njëjta ka ndodhë edhe para disa viteve(pra ndizet vet-vetiu)”, tha Fejza.