Komuna e Prishtinës mbrëmë ka përfunduar riasfaltimin e rrugës “Agim Ramadani”.
Si rrjedhojë e këtyre punimeve është bërë edhe shenjëzimi i njohur si “Kutia e Verdhë”.
Kryetari Përparim Rama ka njoftuar se të gjithë shoferët janë të obliguar që të mos hyjnë në këtë zonë nëse nuk kanë hapësirë të mjaftueshme për të përfunduar kalimin e udhëkryqit.
“Të shmangin çdo ndalim brenda kësaj zone, me qëllim të mos bllokohet trafiku! Shkelësit e këtij rregulli do të ndëshkohen me gjoba deri në 80 euro”, ka shkruar Rama.
Vijat e tilla janë të stilit anglez, të njohura si “Yellow Box Junction”.
Ky sistem është zbatuar për herë të parë në Londër në vitet 1960 për të parandaluar bllokimin e kryqëzimeve me trafik të dendur.
Rregulli kryesor i “Kutisë së Verdhë” është që shoferëve nuk u lejohet hyrja në këtë zonë nëse nuk kanë hapësirë të lirë për ta kaluar të gjithë kryqëzimin.