Waltz dyshohet se ka koordinuar veprimet e mundshme ushtarake kundër Iranit me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, përpara se ky i fundit të takohej me Trump në Zyrën Ovale.
Signalgate duket se ka qenë vetëm maja e ajsbergut për Michael Waltz, këshilltarin e shkarkuar të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë dhe të emëruarin më pas si ambasador amerikan në OKB nga Donald Trump
Waltz në fakt, mund të jetë futur në telashe shumë më të mëdha se kaq.
Arsyeja e shkarkimit të Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të Trump, Michael Waltz, nuk ishte skandali Signalgate, por një incident më i rëndë, sipas The Washington Post.
Waltz dyshohet se ka koordinuar veprimet e mundshme ushtarake kundër Iranit me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, përpara se ky i fundit të takohej me Trump në Zyrën Ovale.
Kjo e zemëroi presidentin amerikan, i cili, sipas burimeve të WP, besonte se SHBA-të nuk i kishin ezauruar ende opsionet diplomatike.
Pakënaqësia me veprimet e Waltz kishte disa kohë që po rritej dhe pika e fundit ishte skandali i aplikacionit Signal, kur Waltz shtoi aksidentalisht redaktorin e The Atlantic në një bisedë sekrete.
Kjo përmbysi gjithë kupën dhe Trump, edhe pse nuk e ka shfaqur ndonjëherë publikisht zemëratën, me veprimin e kryer lë të kuptohet se pika fundore e durimit me Waltz pati ardhur prej kohësh.
Asnjë nga palët nuk e ka komentuar ende raportimin e WP.