Lajme
Suspendohen dy zyrtarë policorë në Mitrovicë të Jugut, dyshohen për shkelje disiplinore
Demokracia
20:39 | 03 Maj 2025

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy zyrtarë të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë të Jugut janë suspenduar përkohësisht nga detyra, me vendim të Drejtorit Rajonal të Policisë.

Sipas komunikatës zyrtare, masa e suspendimit për 72 orë është marrë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, më 3 maj 2025, si një veprim fillestar ndaj dyshimeve për përfshirjen e tyre në shkelje disiplinore.

Të ngjashme