Lajme
Dje njërin e shtynë, sot 7 rojet e Kurtit s’i lanë gazetarët as t’i afrohen
Demokracia
17:22 | 03 Maj 2025

Share:

Me shtatë roje e tre xhipa, kryeministri në largim, Albin Kurti arriti të shtunën në Kuvendin e Kosovës.

Deputeti i VV-së, nuk u ndal për të folur para gazetarëve.

“Mos u afroni” – tha njëri nga shtatë rojet e tij, një ditë pasi e shtynë njërin prej gazetarëve.

Theksojmë se të premten është publikuar raporti i Reporterëve pa Kufij për Indeksin e Lirisë së Shtypit, ku Kosova ka shënuar rënien më të madhe në 15 vitet e fundit.

Kosova ka shënuar rënie për 24 pozita.

Të ngjashme