Kuriozitete
A e dini se çfarë përfaqëson kjo shenjë e komunikacionit: Është e re – gjoba për mosrespektim është 70 euro
Demokracia
16:21 | 03 Maj 2025

Share:

Te ne kjo shenjë e trafikut nuk është e zakonshme, por nëse e gjeni veten në rrugë në Gjermani, mosrespektimi i kësaj shenje mund t’ju kushtojë shtrenjtë.

Ndoshta nuk është e vështirë të merret me mend, shenja tregon një ndalim të parakalimit të çiklistëve dhe motoçiklistëve.

Gjithsesi është më interesant fakti që rrugët po ndryshojnë dhe se gjithnjë e më shumë hapësira po u kushtohet çiklistëve.

Shenja është vendosur në qytetin gjerman të Shtutgartit, i cili gjendet në qendër të shtetit federal të Baden-Vyrtembergut.

Gjerësia e korsisë së trafikut ndryshon, për këtë arsye automjetet nuk mund të mbajnë një distancë anësore minimale prej 1.5 metrash nga çiklistët, transmeton Telegrafi.

Korsitë e biçikletave dhe të makinave ndahen me një vijë të plotë, e cila nuk lejon kalimin e lirë të makinave, sepse është e pamundur të arrihet distanca anësore minimale prej 1.5 metër (në rastin e parakalimit), e cila është e përcaktuar me ligj.

Parakalimi i gabuar në prani të kësaj shenje:

▪ Mund të çojë në aksident me biçiklistin apo motoçiklistin, që shpesh janë më të pambrojtur në rrugë.

▪ Mund të shkaktojë përplasje frontale nëse bëhet në segmente të paqarta ose me pamje të kufizuar.

Mosrespektimi i shenjës që ndalon parakalimin e çiklistëve dhe motoçiklistëve është një shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor dhe mund të ketë pasoja.

Gjoba për mosrespektim është 70 euro. Praktikisht kjo do të thotë se drejtuesit e mjeteve motorike do të duhet të lëvizin pas çiklistëve në rrugë, raportojnë mediat.

Të ngjashme
Kuriozitete • 04 Maj 2025