Lajme
Indeksi i demokracisë: Serbia ka rënie në krahasim me vitin e kaluar
Demokracia
21:09 | 03 Shkurt 2021

Share:

Serbia është përsëri në kategorinë e “demokracive të mangëta”, në vendin e 66-të dhe rënia e rezultatit mesatar në krahasim me vitin e kaluar është 0.19, e cila është rënia më e madhe në një vit që nga viti 2006, sipas një raporti të ri të The Economist – Njësia e Inteligjencës (EIU).

Raporti “Në sëmundje dhe në shëndet?” përfshiu 167 vende, të cilat u vlerësuan në 60 tregues në pesë kategori: procesi zgjedhor dhe pluralizmi, funksionimi i qeverisë, kultura politike demokratike dhe liritë civile.

Vendet ndahen në katër kategori: “demokraci të plota”, “demokraci të mangëta”, “regjime hibride” dhe “regjime autoritare” dhe vlerësohen nga 0 – regjime autoritare, në 10 – demokraci e plotë.

Serbia mori një total prej 6.22 pikësh (nga maksimumi prej 10), që është më pak se raporti i vitit të kaluar kur ajo kishte një rezultat prej 6.41, por mbajti të njëjtin vend të 66-të, para Paraguait dhe Sri Lanka, dhe prapa Lesoto dhe Indonezias.

Nga vendet në rajon, Sllovenia, Kroacia, Serbia dhe Shqipëria klasifikohen si “demokraci të mangëta”, ndërsa Bosnja, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut vlerësohen si “regjime hibride” , transmeton Telegrafi.

Ndryshe, e para në listë është Norvegjia dhe e fundit është Koreja e Veriut.

Të ngjashme
Lajme • 12 Maj 2025