Lajme
Sami Kurteshi në prag të pensionimit, VV-ja prapë e nominon për anëtar të KQZ-së: A do ta dekretojë Osmani?
Demokracia
17:17 | 02 Maj 2025

Share:

Lëvizja Vetëvendosje nuk do t`i ndryshojë anëtarët e saj në KQZ.

Gazeta Nacionale ka mësuar se partia e Albin Kurtit sërish ka dërguar për dekretim te presidentja Sami Kurteshin dhe Alban Krasniqin.

VV-në nuk e ka penguar faktin që Sami Kurteshi gjatë këtij mandati disa herë ka sulmuar dhe linçuar mediat.

Madje, partisë së Kurtit nuk i ka penguar as fakti që Sami Kurteshi, më 5 qershor, në bazë të Ligjit të Punës, del në pension.

Ky fakt mund t’i bëjë problem dhe presidentja mund të mos e dekretojë emrin e tij.

Sami Kurteshi në prag të pensionimit, s’ka të drejtë të riemërohet anëtar i KQZ-së

 

Të ngjashme