Lajme
ShBA-ja kryen deportimin e migrantëve në Kosovë
Demokracia
16:45 | 02 Maj 2025

Share:

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka njoftuar se një fluturim deportues i suksesshëm është realizuar këtë javë për në Kosovë, në kuadër të përpjekjeve të administratës Trump për mbrojtjen e kufijve të Amerikës.

“Prioritet i administratës Trump është mbrojtja e kufijve të Amerikës. Fluturimi i suksesshëm i deportimit këtë javë [në Kosovë] do ta mbajë vendin tonë të sigurt dhe do të parandalojë migrimin e paligjshëm në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Ambasada gjithashtu ka falënderuar bashkëpunimin ndërinstitucional që bëri të mundur këtë veprim.

“Falë partneritetit të fuqishëm mes Agjencisë për Imigrim dhe Dogana (ICE), Shërbimit të Sigurisë Diplomatike dhe Policisë së Kosovës, po zbatojmë ligjet tona dhe po e mbajmë kufirin tonë të sigurt”, thuhet më tej në njoftim.

Ndryshe, administrata amerikane e presidentit Donald Trump kishte konsideruar mundësinë e një marrëveshjeje me disa shtete për të pranuar migrantët e dëbuar nga ShBA-ja.

Siç kishte shkruar “Wall Street Journal”, mes vendeve si Afrika, Azia dhe Evropa Lindore, Moldavia, bisedime janë kryer edhe me Kosovën.

Të ngjashme