Lajme
Bomba e gjetur në Kaçanik, e Luftës së Dytë Botërore, peshonte 250 kilogramë
Demokracia
14:31 | 02 Maj 2025

Share:

Në fshatin Stagovë të Kaçanikut sot u bë shpërthimi i kontrolluar nga ana e personelit austriak të KFOR-it i një bombe që daton nga Lufta e Dytë Botërore.

Me anë të një kumtese për media, nga KFOR theksojnë se mjeti në fjalë ishte me peshë 250 kilogramë dhe se ishte gjetur pranë një lumi.

“Përgatitja dhe ekzekutimi i këtij aktiviteti u kryen në përputhje me standardet ndërkombëtare për të siguruar sigurinë e komunitetit vendas, nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të Komandantit të KFOR-it, Gjeneral Major Enrico BARDUANI. Personeli i Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) gjithashtu ndoqi këtë aktivitet, si pjesë e trajnimit të tyre, në përputhje me mandatin e tyre ”, thuhet tutje në njoftim.

Të ngjashme