Ish-ambasadori, Lulzim Peci në emisionin “Click” të RTV21 deklaroi se qështja e Kuvendit me krizë do të vazhdojë deri sa kjo qështje nuk i referohet Gjykatës Kushtetuese.
“Mirëpo unë besoj që opinoni i gjërë publik tani e ka parë dhe realisht qfarë është duke bërë, unë personalisht mendoj që kjo krizë do të vazhdojë deri sa kjo qështje nuk referohet në Gjykatë Kushtetuese edhe mendoj që kemi nevojë edhe njëherë me lodhë Gjykatën Kushtetuese”, tha Peci.
Peci u shpreh se qeveria në detyrë me Albin Kurtin është duke abuzuar me pushtetin me vendimet që janë duke marrrur.
“Qeveria e tanishme është duke abuzuar me pushtetin, ata nuk kanë të drejtën kur ju ka dalur mandati, kur as në qeveri në detyrë mos janë realisht, me marrë vendime qfarë janë duke marrë edhe ky është abuzim klasik me pushtetin, e të njëjtin abuzim po tentohet të bëhen edhe në Kuvendin e Kosovës”.