Lajme
Nesër dorëzohet padi kundër ZRRE’së për shtrenjtim të rrymës
Demokracia
16:42 | 01 Maj 2025

Share:

Grupi qytetar “Asnjë Cent Më Shumë” ka njoftuar se nesër, në ora 11:00, do të dorëzojnë zyrtarisht padi kundër Zyrës së Rregullatorit për Energji në lidhje me vendimin e fundit për rritjen e tarifave të energjisë elektrike.

“Padia do të dorëzohet në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Pallati i Drejtësisë.”

“Pas dorëzimit të padisë, përfaqësues të grupit do të japin një deklaratë për media, ku do të shpjegohen bazat ligjore të padisë dhe pasojat që ky vendim i ZRRE-së po shkakton mbi mirëqenien e qytetarëve.”

Të ngjashme