Sport
Yamal zgjedhë dy lojtarët e tij të preferuar të Interit, flet edhe për krahasimet me Messin
Demokracia
15:34 | 29 Prill 2025

Share:

Sensacioni spanjoll Lamine Yamal ka pranuar se ai me të vërtetë i pëlqen Nicolo Barella dhe Lautaro Martinez, por ka insistuar se ai nuk do ta krahasojë veten me Leo Messin.

Yamal pati një konferencë për shtyp të martën, duke iu bashkuar trajnerit të Barcelonës, Hansi Flick.

Nesër (e mërkurë) blaugranasit do të jenë nikoqir të gjigantit të Serie A në ndeshjen e parë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Yamal tha se Barcelona ka një dëshirë të madhe për t’u kualifikuar në finale dhe për të shfaqur kualitetin e tyre.

“Me të vërtetë, më pëlqen Barella dhe Lautaro. Kur ata kanë topin, ata luajnë shumë mirë dhe mbrohen shumë mirë. Ata janë një ekip që më pëlqen t’i shohë”.

Inter humbi ndaj Romës të dielën vetëm dy ditë më parë, pro Barcelona luajti një ndeshje të vështirë ndaj Real Madridit në finale të Kupës së Mbretit, e cila shkoi në vazhdime.

Kjo është hera e parë që Yamal luan në një gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, por ai duket se nuk e ndjen presionin para ndeshjes.

“Nuk e kam atë frikë, por e kam motivimin para ndeshjes. E kam lënë frikën prapa në një park në Mataro shumë kohë më parë. Nuk do ta quaja presion. Në fund, unë dal në fushë dhe e shijoj veten. E marr si një gjë të mirë dhe ndihem sikur po e shijoj momentin”.

“Si futbollist, dua të kujtohem si lojtar dhe si një person, dua të jem i sjellshëm, diçka për të cilën prindërit më kanë mësuar në shtëpi”.

Leo Messi së fundmi lavdëroi talentin spanjoll, por Yamal ka hedhur poshtë çdo krahasim me legjendën argjentinase.

“Nuk do ta krahasoj veten me atë apo dikë tjetër. Unë ia lë këto gjëra gazetarëve. Unë vetëm mendoj të përmirësohem çdo ditë”.

“Ky krahasim nuk ka asnjë kuptim, për më shumë me Messin, i cili është më i miri në histori. Nuk kam biseduar me të”, përfundoi spanjolli.

Të ngjashme