Lajme
Krasniqi ka tri mesazhe për VV-në: Koha e sundimit njëpartiak ka përfunduar
Demokracia
11:19 | 29 Prill 2025

Share:

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vlerësuar se VV-ja është duke u tallur me qytetarët e Kosovës.

Në adresimin e tij pas dështimit të seancës konstituive, ai ka shprehur keqardhje për këtë që po ndodh në Kuvendin e Kosovës.

Sipas tij, partia e Albin Kurtit po sillte me mentalitet të njëjtë.

U shpreh keqardhje të gjithë qytetarëve për këtë tallje që po bëhet me verditikin e tyre nga ana e partisë së parë e cila na mblodhi për të tetën herë në Kuvend dhe sillet me mentalitetin e njëjtë”, ka thënë Krasniqi.

Më tej, ai ka thënë tri mesazhe për situatën aktuale, të cilat i adresohet VV-së.

Dëshiroj të japë tri mesazhe, e para demokracia funksionon me shumicë, jo me imponim, e dyta institucionet janë të popullit, nuk janë të asnjë partie politike të veçantë dhe e treta duhet ta kuptojmë të gjithë se koha e sundimit njëpartiak dhe monizmit ka përfunduar”, ka deklaruar Krasniqi.

Të ngjashme