Lajme
Mustafa për kandidaturën e Haxhiut: VV po blen kohë, e pakënaqur me rezultatin e zgjedhjeve
Demokracia
22:35 | 28 Prill 2025

Share:

Ish-kryeministri dhe ish-kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka komentuar zhvillimet rreth emrit të mundshëm për kryetar të Kuvendit të Kosovës, pas raportimeve se Albulena Haxhiu mund të jetë sërish kandidate për këtë post.

Ai thotë për klankosova.tv se, Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve, ka të drejtë të propozojë cilindo deputet, qoftë nga radhët e saj apo të partive të tjera, megjithatë, ai thekson se nuk është në pozicion të japë një vlerësim konkret për emrin e propozuar, por nënvizon rëndësinë e mosbllokimit institucional.

”Partia që doli e para në zgjedhje, në këtë rast LVV, ka të drejtë të propozojë çdo deputet të saj por edhe të subjekteve të tjera për kryetar të Kuvendit. Nuk i jap vetes të drejtë të them se kush do të ishte kandidati i qëlluar. Por veprim i qëlluar do të ishte të mos bllokohet propozimi në një emër të cilin nuk po e votojnë deputetët e subjekteve, të cilat më parë ishin në opozitë. Mund të gaboj, por më duket se kjo situatë momentalisht po iu konvenon të gjithëve, sepse askush, përveç deklaratave, nuk po ka guxim të sfidohet me qeverisjen”.

Tutje ai pati edhe një tjetër qëndrim mbi atë që po insiston Lëvizja Vetëvendosje.

”Vlerësoj se VV nuk është e kënaqur me rezultatet e zgjedhjeve dhe po blenë kohë për të gjetur një zgjidhje për të bërë një qeveri që asaj do t’i konvenonte ose për të shkuar në zgjedhje të reja”.

Të ngjashme