Sport
Chebbi dhe Camaras, marrin çmimet MVP në Kupën e Kosovës
Demokracia
12:14 | 28 Prill 2025

Share:

Të gjithë finalistët e Kupës së Kosovës në hendboll shkëlqyen të dielën mbrëma në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj. 

Por ishin disa që megjithatë u dalluan më shumë. Portieri nga Tunizia, Wadi Chebbi, shfaqi formë të lartë për Kastriotin në gjysmëfinale dhe në finale.  

Chebbi në fund u shpall lojtari më i vlefshëm (MVP) i Final 4 të Kupës së Kosovës.  

Ai pritet të jetë adut i rëndësishëm i Kastriotit edhe në play-off të kampionatit. 

Te hendbollistet, çmimi MVP i takoi Salemateu Camaras së Ferizajt.  

Hendbollistja nga Guinea shkëlqeu në gjysmëfinale dhe në finale, ndonëse skuadra e saj u mposht nga Istogu në ndeshjen vendimtare.

Të ngjashme