Lajme
SHBA-të shpenzojnë për Mbrojtjen sa 10 të parat së bashku, Kina dhe Rusia në podium
Demokracia
12:13 | 28 Prill 2025

Share:

Sipas një raporti të ri të Institutit Ndërkombëtar të Kërkimeve për Paqen të Stokholmit, gjatë vitit 2024 SHBA-të i çuan shpenzimet e Mbrojtjes në 997 miliardë dollarë, duke mbetur vetëm 3 miliardë dollarë pas kufirit të frikshëm të 1 trilioni.

Shpenzimet buxhetore të SHBA-ve i janë afruar 1 trilion dollarëve në vitin 2024 dhe nëse bëhet një krahasim, ato në fakt shpenzojnë më shumë se 10 vendet e tjera në radhë të marra së bashku.

Sipas një raporti të ri të Institutit Ndërkombëtar të Kërkimeve për Paqen të Stokholmit (SIPRI), gjatë vitit 2024 SHBA-të i çuan shpenzimet e Mbrojtjes në 997 miliardë dollarë, duke mbetur vetëm 3 miliardë dollarë pas kufirit të frikshëm të 1 trilioni – një shifër e paimagjinueshme deri disa vite më parë.

Aq sa vendet që plotësojnë jo dhjetëshen, por edhe treshen e parë, ëndërrojnë t’i afrohen disi, me Kinën të dytën, të përllogaritur në rreth 314 miliardë dollarë shpenzime.

Treshen e plotëson Rusia, me 149 miliardë dollarë, e nxitur edhe nga trevjeçari i luftës në Ukrainë, i cili ka bërë që Moska të kërkojë të zhvillojë më tej industrinë ushtarake, për të përballuar aksionin.

Por historia e madhe mund të jetë rritja e papritur e Gjermanisë, e cila u nxit nga një fond jashtëbuxhetor prej 100 miliardë eurosh i krijuar në vitin 2022, i cili vazhdoi të forconte aftësitë mbrojtëse të Gjermanisë në vitin 2024.

Parlamenti gjerman dha dritën jeshile për iniciativa të rëndësishme të prokurimit të armëve dhe kërkimit ushtarak, të financuara pjesërisht nga ky fond, duke përmirësuar infrastrukturën mbrojtëse të vendit.

Nëse vijojmë renditjen, shihet se në top 5 është edhe India, me 86 miliardë dollarë të shpenzuara.

Britania e Madhe dhe Arabia Saudite shkojnë në vendin e gjashtë dhe të shtatë, përkatësisht me 81.8 miliardë e para dhe 80.3 miliardë e dyta.

Ukraina dhe Franca bashkëndajnë vendin e tetë, me 64.7 miliardë dollarë shpenzime, ku për Ukrainën sigurisht është thelbësore të zhvillojë sektorin, në kushtet e agresionit rus.

Dhjetëshen e mbyll Japonia në lindjen e largët, e cila kap shifrën e shpenzimeve 55.3 miliardë.

 

Të ngjashme