Një person është sulmuar nga tre persona në Ferizaj, dhe është goditur me thikë.
Njoftimi:
LËNDIM I RËNDË TRUPOR
Rr. Gjon Sereqi, Ferizaj / 27.04.2025-15:10. Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime pasi që i njëjti dyshohet se është sulmuar nga tre persona të panjohur, ku njëri prej tyre e ka goditur viktimën me një mjet të mprehtë-thikë. Viktimës fillimisht i është ofruar tretman mjekësor në QE-Ferizaj, pastaj është dërguar për trajtim të mëtejshëm në QKUK. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.